Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov ditën e sotme zhvilloi një takim në Tiranë me kryeministrin Edi Rama.
Lajmi është konfirmuar nga Dimitrov i cili gjatë një postimi në rrjetet sociale bën me dije se ky takim kishte në thelb integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.
“I nderuar të takoj kryeministrin shqiptar Edi Ramën sot në Tiranë. Ne diskutuam nevojën urgjente për të kthyer valën dhe për të bërë një hap të madh drejt integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Dimitrov.
Kujtojmë që duke iu referuar Këshillimit Kombëtar, Rama tha se në rast se në qershor nuk zhvillohet tryeza e parë ndërqeveritare, atëherë Shqipëria nuk mund të qëndrojë peng dhe do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.