Inter “lëviz gurët”, sakrifikon një mbrojtës, në Milano kanë një “fiksim”

0
130

Objektivi numër një i Interit për mbrojtjen mbetet Gleison Bremer. Mbrojtësi i Torinos, i cili rinovoi në shkurt deri në vitin 2024, ka gjasë të zërë vendin e Stefan De Vrij, sipas Tuttosport.

De Vrij mund të largohet nga Milano një vit para përfundimit të kontratës dhe  mund të jetë pikërisht ai, lojtari që do sakrifikohet. Hollandezi i mbrojtjes u bashkua me kampionët e Italisë në vitin 2018, nga Lazio.

Sa i përket Bremer, pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i zikaltërve, Beppe Marotta. 25 vjeçari i Torinos po zhvillon një sezon fantastik , duke qenë shtylla kryesore e skuadrës. Vendimtare në fund do jetë dëshira e futbollistit, me aksin Torino-Milano që duket i nxehtë.

Fs