Inter shumë afër transferit të një sulmuesi

0
225

Interi raportohet se është shumë afër kompletimit të transferimit të sulmuesit norvegjez, Alexander Sorloth, i cili ka qenë i huazuar të Trabzonspor sezonin e kaluar

Sorloth ka shënuar 24 gola në 34 ndeshje në Super Ligën e Turqisë dhe zikaltërit janë, sipas Rai Radio 2, shumë afër një marrëveshje me “Shqiponjat” e Premier Ligës.

Detalet e negociatave ende nuk janë bërë të ditura, por 24 vjeçari duket se preferon një kalim në Serie A.

Ish sulmuesi i FC Midtjylland asnjëherë nuk ka arritur që ta bind skuadrën e Premier Ligë, por paraqitja e tij e mirë në Turqi sezonin e fundit mund të ia sigurojë një kalim në Serie A këtë verë. /GazetaExpress/