Interi e rinis Serie A me fitoren ndaj Sampdorias

0
243

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur në shtëpi Sampdorian me rezultatin 2-1.

Ndeshja nisi mirë për zikaltrit, të cilët që në fillim kishin disa raste shënimi.Ishte Romelu Lukaku, i cili pas disa kombinimeve perfekte me Cristian Eriksen, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë në minutën e 10’, duke i dhënë avantazh zikaltërve.

Megjithatë dominimi i zikaltërve nuk përfundoi këtu, edhe pas këtij momenti, të besuarit e Contes kishin disa raste të tjera shënimi, por duhet të vinte minuta e 33’, kur Lautaro shënoi përsëri për Interin dhe dyfishoi shifrat.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën të besuarit e Contes u panë më të tërhequr.

Nga kjo përfitoi Sampdoria që u hodh në sulm dhe në minutën e 53’ Thorsbi shënoi një gol shpresë për miqtë, por vetëm kaq, pasi nuk ia dolën të gjenin edhe një gol tjetër.

Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e 3-të, 6 pikë më pak se Juventusi kryesues.

syri.net