Interi fikson Armando Brojën si pasues të Lukakut, zikaltërit duan huazimin e lojtarit shqiptar

0
78

Nuk është ëndrra e një nate vere, apo thjeshtë një dëshirë për merkaton, por është një transferim që mund të bëhet realitet.

Sipas calciomercato, Armando Broja mund të kalojë te Interi në formë huazimi. Zikaltërit janë të pakënaqur nga Lukaku dhe janë në kërkim të një lojtari i cili mund të bëjë ndryshimin në ofensivë.

Duke qenë se lojtari 21-vjeçar nga Shqipëria premton shumë, ai shihet si profili i duhur për t’iu bashkuar grupit të Inzaghit.

Marotta dhe Ausilio, njerëzit që merren me çështjet e merkatos në shtëpinë e klubit nga Milano kanë identifikuar Brojën si të nevojshëm për skuadrën. Për vetë Armando Brojën, një kalim te Interi do ishte një mundësi që të vjen rrallë në jetë për të treguar veten.

 

 

(BalkanWeb)