“Nerazzurri” do t’i kërkojnë të tria pikët sonte ndaj Torinos në kuadër të xhiros së 32-të të Serie A
Interi do të mundohet t’i fitojë të tria pikët sonte në duel me Torinon, për ta rikthyer pozitën e tretë në tabelë.
Atalanta e mori përkohësisht këtë vend dhe ka dy pikë më shumë se “Nerazzurri”, shkruan Gazeta Express.
Këta të fundit, nëse mposhtin ekipin “Granata” sonte do ta barazonin me pikë Lazion, e cila është e dyta.
Interi i ka humbur thuajse të gjitha gjasat për titull të kampionit dhe deri në fund të sezonit do të mundohet të përfundojë në pozitën e dytë.
Nga ana tjetër, Torino e Samir Ujkanit po lufton për mbijetesë dhe do të mundohet të nxjerrë pikë sonte.
Ndeshja në mes të Interit dhe Torinos do të fillojë në orën 21:45. /Gazeta Express/