Shtatë pikë në shtatë ndeshjet e fundit kishte grumbulluar Interi para kësaj ndeshjeje. Një mesatare për mbijetesë për kampionët e Italisë të cilët sot rikthehen në lojën për titull madje nxjerrin nga gara për Scudetton rivalët e Juventusit.
Në “Allianz Stadium” ndodh gjithçka, nga episode, tensionet, shtyllat por gola u shënua vetëm një nga çalhanoglu.
Pjesa e parë foli më mirë për bardhezinjtë që e nisën me shumë vrull ndeshjen teksa rrezikuan me Vlahoviç dhe Moratan në disa raste por Handanoviç ishte në formë.
Episodi që vendosi ndeshjen erdhi në 41’ kur Dumfries fiton një penallti të cilën e gjuan Çalhanoglu por e gabon edhe pse topin në mënyrë rokamboleske shkon në rrjetë por lojtarët bardhezi ishin futu në zone gjatë goditjes.
Arbitri urdhëron të ekzekutohet edhe një herë me turkun që nuk gabon. 1-0 për Interin që arrin edhe në pjesën e dytë të ruajë rezultatin edhe pse vendasit janë të pafatë pasi godasin shtyllën me Zakarian.
Gjithsesi në fund është Interi që triumfoj dhe jep një përgjigje të fortë në rrugën për titull që do të jetë shumë i luftuar deri në fund./Ora News/.