Interneti po na “kalb” trurin/ Lodhje mendore, mungesë përqendrimi dhe luhatje emocionale

0
2

Keni pushuar mjaftueshëm, por nuk mund të përqendroheni, ndjeheni konfuzë, keni humbje kujtese apo luhatje emocionesh? Mund t’iu vijë nga qëndrimi i gjatë para ekranit të telefonit, tabletit apo kompjuterit.

“Kalbja e trurit”, është metafora e shpallur fjala e vitit 2024  nga Universiteti i Oxford-it përshkruan pasojat psikologjike dhe njohëse nga angazhimi kronik dhe mbikonsumi i përmbajtjeve jo cilësore  në internet.
Në pamje të parë  të kalosh shumë kohë para një ekrani  inteligjent  mund të duket i padëmshëm, por në afat më të  gjatë sipas specialistëve mund të dëmtojë mirëqenien mendore dhe emocionale.
Enea shpesh ndjehet i lodhur nga lundrimi i gjatë në internet megjithatë të paktën katër orë në ditë i kalon online.

“Duke qenë se internetin e kemi ngushtësisht të lidhur dhe me punën minimalisht katër pesë orë në ditë patjetër që qëndrojmë në internet.
Duke qenë gjithë kohës në telefon, kompjuter është një gjë e lodhshme edhe humbet në një moment të caktuar përqendrimin, por është një gjë që nuk mund ta shmangësh dot përderisa gjatë gjithë kohës operojmë dhe me punën dhe pas pune përmes internetit.  E shohim si lodhje të trurit, por për efektet  psikologjike që  ka shumica prej nesh nuk jemi të informuar”,
 tregon ai.
Studimet kanë treguar se lëvizja nga një platformë në tjetrën rrit dopaminën neurokimike, e cila prodhon ndjenja kënaqësie. Truri e lidh lëvizjen me të duke kthyer veprimin në varësi.

“Aq më tepër tek moshat e vogla sepse fillojnë mësohen me  të qëndruarit gjatë përballë telefonave, tabletave lojërave elektronike dhe  kthehet në mënyrë sjelljeje. Kjo gjë që vazhdon kaq gjatë në kohë sjell edhe dëmtime të trurit.  Sjell edhe funksione të trurit që nuk vihen asnjëherë në punë sepse ti fokusohesh tek lajmet e shkurtëra, nuk fokusohesh tek të menduarit kritik,  e kjo na sjell dëmtime të rënda jo vetëm të aspektit të sjelljes po dhe fiziologjike. Është një varësi nga më të vështirat për tu larguar.  Ne shohim tek pacientë që kemi   kur një familje ka një të ri në shtëpi ka mungesë përqendrimi për të kryer detyrat të shkojë në shkollë  në  shumicën  e rasteve problematika vjen ose nga  ekspozimi në rrjetet sociale ose  përdorimi i  substancave, një lloj varësie”, shprehet specialistja.

Ndërkohë shikimi i tepërt i videove në YouTube, shfletimi  nga një media sociale në tjetrën,  kontrolli i e-mailit, dërgimi i mesazheve e kështu me radhë sipas specialistëve mbistimulon mendjen. Përpjekja për të thithur dhe përballuar sasi masive të përmbajtjes krijon lodhje.  Kjo mund të çojë në një rënie të motivimit, fokusit, produktivitetit.
Nga ana tjetër  konsumi i një sasie të madhe të dhënash edhe pa kuptim, lajmet negative, foto të punuara në mënyrë perfekt nxisin konfliktin e brendshëm./abcnews.al