Inzaghi largohet pas katër vitesh nga Interi, zbulohet destinacioni i radhës! Kush do të ulet në stolin zikaltër?

0
2

Pas katër vitesh në krye të skuadrës zikaltër, trajneri Simone Inzaghi i jep fund aventurës së tij me Interin.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht pas një takimi të zhvilluar mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit, ku Inzaghi ka shprehur dëshirën për t’u larguar përpara përfundimit të kontratës, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2026.

Trajneri 48-vjeçar ka vendosur të pranojë ofertën nga klubi saudit Al Hilal, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Aventura e tij në Lindjen e Mesme pritet të nisë që këtë fundjavë, kur do të udhëtojë drejt Miamit, ku skuadra e tij e re do të përballet me Real Madridin në ndeshjen debutuese të Kupës së Botës për Klube më 18 qershor

Vendimi i Inzaghit vjen pas zhgënjimit të madh në finalen e fundit të Ligës së Kampionëve, ku Interi u mposht me rezultat të thellë 5-0. Por më shumë se rezultati, kanë ndikuar ndjesia e konsumimit dhe lodhja e një cikli katërvjeçar, të mbushur me emocione, sfida dhe suksese.

Pas Inzaghit, kush do të ulet në stolin zikaltër?

Interi nuk ka kohë për të humbur. Klubi do të udhëtojë më 11 qershor drejt Los Angeles-it për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, ndaj zgjedhja e trajnerit të ri duhet të bëhet brenda pak ditësh.

Emri më i përfolur për të marrë drejtimin është ai i Cesc Fabregas. Aktualisht i lidhur me Comon në Serie B, spanjolli është kontaktuar që pas përfundimit të kampionatit italian. Një profil i ri, me vizion modern dhe ambicie të qarta.

Alternativa tjetër është Roberto De Zerbi, i cili ndodhet në pritje pas largimit nga Brighton. Ai u përpoq të minimizojë zërat duke thënë se “asnjë klub nuk më ka kontaktuar”, por pritet se kush do jetë pasuesi i Inzaghit.

.