Irani vijon sulmet, dëgjohen shpërthime në Jerusalem

0
2

Tensionet dhe sulmet e ndërsjella mes Iranit dhe Izraelit po vazhdojnë prej disa ditësh. Dëshmitarë të shumtë i kanë thënë Reuters se raketa janë parë duke fluturuar mbi Jerusalem, të pasuara nga krisma të forta.

Mediat izraelite raportojnë se një raketë goditi zonën e Lachishit, në jug të Jerusalemit.

Raportet thonë se afërsisht 15 raketa iraniane u lëshuan në valën e fundit të sulmeve dhe shrapnelat kanë rënë në disa vende pasi ato u kapën.