
Irena Palloshi mjekja pediatre e spitalit të Elbasanit prej 27 vitesh vijon të punojë me përkushtim çdo ditë pranë fëmijëve .
E palodhur në punën e saj të përditëshme doktoreshë Irena ka marrë jo vetëm falenderimet e prindërve të qindra mijra fëmijëve që ka ndihmuar por gjithashtu edhe vlerësimin e kolegëve e së fundmi edhe të ministers së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale ka promovuar karrierën e gjatë të doktoreshë Irenës e njëkohësisht ka bërë të ditur lajmin se shumë shpejt Elbasani do të ketë një spital të rikonstruktuar pediatrik.
Doktoresh Irena është një shembull se si pasioni dhe përkushtimi për punën fisnike të mjekut mund të ndihmojnë qindra njerëz .
Elbasani flash
