Irina Shayk shfaqet me look-un e ri pas ndarjes nga Kanye West

0
161

Modelja 35-vjeçare e filloi “Javën e Modës” në New York me zhurmë, duke u shfaqur me look-un e ri me flokë të shkurtër.

Veshja e Shayk gjithashtu ishte e guximshme për evenimentin, ajo u shfaq me një korse portokalli të LaQuan Smith (495 dollarë), kauboj nga The Attico (1,088 dollarë) dhe sandale nga Giuseppe Zanotti (498 dollarë).

Megjithatë flokët e modeles mesa duket ishin punë e parukieres, pasi flokët e gjatë të zakonshëm u shfaqën të nesërmen në mëngjes.

Kujtojmë se Shayk dhe West u panë së bashku në qershor në Provence, Francë, për të festuar ditëlindjen e 44-të të reperit dhe u kthyen në shtëpi së bashku me të njëjtin avion.
Image

© SYRI.net