oliciia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Gjirokastër, ku mbeti i plagosur një 33-vjeçar.
Policia njofton se janë shpallur në kërkim dy vëllezër F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizilisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.). Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizilisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.). Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.