Një incident ka ndodhur në dasmën e këngëtares së famshme, Britney Spears, e cila u martua dje me të fejuarin e saj, Sam Asghari. Mediat e huaja raportojnë se ish burri i saj, Jason Alexander ka tentuar që të prishë ceremoninë që po mbahej në shtëpinë e saj.
“Ajo është gruaja ime e parë dhe e vetme”- ishte thirrja e Jason Alexander, burri i parë i Britney Spears, i cili tentoi që të ndalonte dasmën e yllit të popit. Tashmë Alexander është në paraburgim të Departamentit të Sherifit të Ventura pasi akuzohet për shkelje, vandalizëm dhe dhunim të rojeve të sigurisë së Britney.
Pak minuta para se të kapej, Aleksander filmoi veten në veten në Instagram kur po vraponte nëpër shtigje në kodër, teksa po afrohej në pjesën e pasme të shtëpisë së Spears. Arrestimi i Aleksandrit është arrestimi i tretë në 13 muaj.