Ish deputeti i PD për Elbasanin Aurel Bylykbashi deklaratë për mediat. Kërkon mbylljen e procesit ndaj tij

0
298

Ish deputeti i PD për Elbasanin Aurel Bylykbashi gjatë një dalje për media ka kërkuar që prokuroria e Elbasanit të mos e zvarrisë më çështjen ndaj tij por ta mbyllë dosjen. Aktualisht prej më shumë se një viti Bylykbashi është duke zbatuar masën “Detyrim paraqitjeje” që sipas tij tashmë ka kaluar afati dhe ka ardhur koha që organi i akuzës të shprehet dhe të mos e zvarrisë më çështjen ndaj tij. Bylykbashi u shoqërua në datë 13 qershor 2019 me akuzën e organizimit të një proteste në Librazhd gjatë kohës që po kalonte eskorta e Kryeministrit Rama. Po ashtu mbi supet e ish deputetit të PD rëndon edhe akuza për” Thirrje publike për veprime të dhunshme ” deklaratë e bërë gjatë një mbledhjeje te PD Elbasan.

I pyetur nga gazetarët edhe për të ardhmen e tij politike, nëse do të perfshihej në zgjedhjet e ardhshme Bylykbashi tha se do të pranonte çdo vendim të kryesisë dhe mbi të gjitha do të jetë i gatshëm të ndihmojë për të ndryshuar të ardhmen e Elbasanit pasi sipas tij tani qyteti i ngjason atij të Palermos në kohën e “luftes” me krimim.

Se bashku me Aurel Bylykbashin te akuzuar vijojnë të jenë edhe dy sekretarët e PD Librazhd dhe Prrenjas./elbasaniflash. al