Ish drejtori i policisë së Elbasanit Neritan Nallbati emerohet drejtor i policise kriminale! Sali Berisha denoncon emërimin

0
569

Neritan Nallbati alias Xibraka emerohet drejtor i policise kriminale!

Shperblehet per tonelatat e kokaines qe kaluan nga porti i Durresit.
Eshte ish drejtori i policise se Elbasanit ne rastin e Xibrakes.
U perjashtua nga policia ne vitin 2003 per bashkepunim me grupin terrorist te Hakmarrjes per Drejtesi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Dr po ju informoj se Neritan Nallbati, eshte ripranuar me datë, 09.10.2013, grada “Drejtues”, Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan, përjashtuar në vitin 2003. Drejtori i SHKB, në relacionin 1367 datë, 20.11.2003 relaton se z. Neritan Nallbati, në vitin 1996 ka marrë pjesë në kontrollin e banesës së një shtetasi në Tiranë. Për këtë rast në seancë gjyqësore, ky punonjës policie ka dëshmuar se nuk ka qënë pjesmarrës në këtë kontroll banese dhe ka justifikuar veprimin e tij pasi bëhej fjalë për një banesë në të cilën janë administruar prova që lidhen me aktivtetin kriminal të grupit “Hakmarrja për Drejtësi” dhe sipas tij firmën në aktet procedurale të kontrollit e ka hedhur në mirëbesim. Veprim i cili përveç se është i kundraligjshëm dhe përbën vepër penale bie ndesh me Ligjin e Policisë dhe kodin etik të policisë, duke bërë dëshmi të rreme me anë të së cilës ju ka krijuar mundësitë për të interpertuar veprimet jo ligjore në marrjen dhe administrimin e provave. Gjithashtu pas emërimit në detyrën e Drejtorit të Policisë së qarkut Elbasan dyshohet si lidhje e ngushtë me persona të implikuar në prodhimin e lëndëve narkotike të forta në laboratorin e kokaines të bllokuar në Elbasan, Operacioni i koduar “Xibraka”.
Në vitin 2003, ishte me detyrë Drejtor i Policisë Qarkut Vlorë, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, janë konstatuar disa shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës së tij si drejtor policie, ku përfshihen komandimet dhe pezullimet në kundërshtim me kriteret ligjore të disa punonjësve të policisë, të cilët kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale dhe persona me precedent kriminal. Për këto mangësi të konstatuara ju dha masa disiplinore e “Vërejtjes me Paralajmërim për përjashtim nga Policia e Shtetit”. Po ashtu gjatë kontrollit të ushtruar, Drejtoria e Kontrollit Financiar e ka bërë përgjegjës duke e gjobitur dhe detyruar të zhdëmtoj shtetin në masën 140 mijë lekë të reja.
Pas Elbasanit kaloj ne Fier është me detyrë drejtor në Drejtorinë e Policisë Vendore Fier. Nga informacionet e SHISH rezulton i përfshirë në kontrabandën e naftës që prodhohet në ARMO dhe virxhinia.
Eshte emruar ne Tetor te vitit 2021 Dr i Policis Durres ku sasit e Kokaines jane shtuar ne Pirtin e Durresit