Ish-futbollisti i njohur i Juventusit i futet seriozisht politikës: Kandidat për Kryetar Bashkie

0
187

Ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Claudio Marchisio është gati të dalë për zgjedhje si Kryetari i Bashkisë së Torinos.

Mesfushori tani në pension konfirmoi javën e kaluar se po konsideronte një lëvizje në politikë.

Gazeta La Stampa dhe Sky TG24 sugjerojnë që Marchisio është në listën e ngushtë të partisë së qendrës së majtë të Partisë Demokratike (PD) për të kandiduar si Kryetar i Bashkisë së Torinos.

Ai rregullisht ka folur kur bëhet fjalë për çështje të drejtësisë sociale, racizmit dhe ndihmës së refugjatëve. Zgjedhjet për Kryetarin e Komunës së Torinos do të zhvillohen në Tetor.

(E.H/Faxweb.al)