Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetau paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë

0
79

Ditën e sotme në GJKKO pritet të nisë seanca për të arrestuarit gjatë operacionit “Plumbi i Artë 2”.Në ambientet e GJKKO është paraqitur ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetau për verifikimin e zbatimit të masës se sigurisë “arrest ne shtëpi”.

Ish gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ka gjykuar grupet kriminale në Elbasan përfundoi nën arrest shtëpiak për dy vepra penale.

Aksioni “Pumbi i Artë 2” ku u përfshinë dhjetëra forca policie është episodi i dytë i “Plumbit të Artë”, çelur dy vjet më parë dhe që me dëshminë e Nuredin Dumanit u kthye në një nga çelësat për të hapur kutitë e krimit.

Përgjimet dhe komunikimet që i përkasin 2020 në Sky ECC bindën prokurorët e posaçëm se duhet të kërkojnë 33 masa sigurimi personal. Midis tyre personazhe të botës së krimit që vazhdojnë të jenë në kërkim si edhe zyrtarë aktualë apo ish zyrtarë policie.

Rrëfimet e të penduarve sot për sot po konkurrohen nga mijëra biseda ne aplikacione si edhe ky i “Plumbit të Artë 2” , duke zbuluar emra bashkëpuntorësh të tjerë për 6 vrasje. Si të zbardhura deklarohen krimi i trefishtë në Bradashesh, vrasja e Andi Zylyfit, vrasja e Klevi Brahos dhe vrasja e Klevis Kapllanit.

Në listën e gjatë të të kërkuarve rikthehen Talo Çela, Hajdar Çopja dhe vëllezërit, ndërsa ka masa edhe për Elio Bitrin, si dhe dy oficerë policie, Martin Musaj ish zyrtar i burgjeve që dyshohet se u implikua edhe në sigurimin e mjeteve për të vrarë.

Edhe shefi i krimeve të Durrësit Agustin Cinari dyshohet se shpërdoroi detyrën duke u bërë palë me anëtarët e organizatës kriminale Ai dyshohet se dha informacion.

Në komunikimet mes të dyshuarve tregohet roli i secilit, ndërsa më herët janë prerë 18 masa sigurimi për plumbin e artë 1, midis tyre edhe për shtetas që aktualisht jetojnë në Dubai.

 

Top Channel