Iran Angelo de Souza, ish-bashkëshortja e futbollistit të Shanghai SIPG, Hulk, ka thënë se ndihet sikur i është dashur ta varroste të bijën, pasi mbesa e vet u martua me ish-burrin e saj.
Pasi u nda nga Irani, Hulk e nisi një lidhje dashurie me mbesën e saj, Camila Angelo, dhe pas rreth një viti vendosi të martohet me të, transmeton Gazeta ExpressIrani është e zemëruar me mbesën e vet, të cilën thotë se e donte sikur bijën e vet.
“Nuk e kuptoj çfarë ndodhi. Kam shumë dhimbje që mund ta ma thyejnë zemrën”, tha Irani.
“Atë e kisha sikur bijën time. I dhashë gjithçka asaj vajze dhe hoq dorë nga ëndrrat e mia për t’ia plotësuar ëndrrat asaj”, shtoi ajo.
“Ajo i dinte dobësitë e mia, dhimbjen dhe frikën time. Ndihem sikur më është dashur ta varros për së gjalli bijën time”, theksoi Irani. /Gazeta Express/