MacKenzie Scott, ish-gruaja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka dhuruar më shumë se 4 miliard dollarë për magazinat e ushqimit dhe fondet e ndihmës emergjente në katër muaj.
Nëpërmjet postimi në blogun e saj, ajo ka shprehur dëshirën e saj për të qenë afër amerikanëve në këto ditë të vështira që po kalojmë të gjithë për shkak të pandemisë së Covid-19.
“Kjo pandemi ka qenë shkatërruese për amerikanët që po luftojnë me këtë virus”– tha ajo në postimin e publikuar, duke shtuar se kishte zgjedhur më shumë se 380 qendra për bamirësi.
Zonja Scott është personi i 18-të më i pasur në botë. Pasuria e saj ka pësuar një rritje me 23,6 miliardë dollarë këtë vit në 60,7 miliardë dollarë.
Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga Z. Bezos i cili është njeriu më i pasur në botë dhe shefi ekzekutiv i Amazon.
Ora news