Ish-kandidatja demokrate: Banda e Çapjave në Elbasan po më kërcënon me urdhër të PD

0
2

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu ka bërë një denoncim të rëndë!

Ajo pretendon se që kur ka shpallur kandidaturën e saj për deputete në qarkun e Elbasanit nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë kërcënime nga bandat.

Në një intervistë që ka dhënë për “ReportTV”, Balliu tha se njerëz të bandës së “Çapjave”, që sipas saj janë të lidhur me Partinë Demokratike e kanë shantazhuar në telefon. Madje shtoi se shumë shpejt do të bëjë edhe një kallëzim penal në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ajo pretendon se për kërcënimet ka vënë në dijeni edhe kryedemokratin Sali Berisha, por ky i fundit nuk ka reaguar.

“Pas kësaj deklarate që kam dhënë në lidhje me vërtetësinë e mesazheve të Nokës, që vërteton se këto vota i ka bërë Boçi, më kanë ardhur telefonata nga kandidatja, të cilës nuk ia kam hapur. Më pas të gjithë fisi i bandave, më kanë telefonuar numra pa fund nga Londra. Do të shkoj në SPAK. Bandat e PD në Elbasan po më intimidojnë, unë do them gjithmonë të vërtetën. Do ta çoj telefonin në Prokurori dhe SPAK, kjo gjë s’më ndalon mua të them të vërtetën. Çdo telefonatë që vendos PD nga bandat për të më intimiduar nuk mund të më mbyllin gojën. Do të çoj telefonin tim në SPAK sepse jam shumë e shqetësuar. Unë kam detyrim me qytetarët që të kuptojnë lëvizjen time se pse u largova, se çfarë pazaresh bën Flamur Noka, Luçiano Boçi. Nuk besoj se zoti Berisha nuk është i informuar. Nuk tha asgjë. Do të thotë se është dakord që njerëzit e Ramës ta përfaqësojnë dhe të rrijë në opozitë,”-tha Balliu.

Ndërsa në një tjetër televizionnë një intervistë për “A2CNN”, ajo tha se Flamur Noka dhe Luçiano Boçi vendosën në garë mikeshën e Alketa Vejsiut, Klodiana Çapja, e cila u rendit e treta në listën e opozitës në qarkun e Elbasanit. Ajo ka zbuluar detaje për manipulimet dhe marrëveshjet politike që kanë ndodhur në Elbasan, të cilat e kanë bërë që të tërhiqet nga gara për demokratët dhe t’i bashkohet ofertës politike të Adriatik Lapajt.

“Më vijnë sms nga Elbasani dhe e kam një detyrim një shpjegim për ta! Ky është numri personal i Flamur Nokës, (tregon bisedën në telefon), ku vihet deputetja që është në listë të mbyllur! Një nga mikeshat më të ngushta të Alketa Vejsiut dhe drejtoreshën e burrit të saj, që këta dalin dhe vetëm e baltosin me çështjen e Ramës, vihet në listë të mbyllur duke bërë pazare, dhe këtu kemi përfshirjen e nënkryetarit të PD-së Luçiano Boçi për të marrë vota për këtë vajzën, pa filluar gara.

Ky është numri i Nikës që shkruan: E di unë së kë ka telefonuar Luçiano për t’i dhënë votat Klodit. Duke e parë këtë paçavure, 48 orëshin e fundit dhe duke e konfirmuar nga numri personal i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, unë nuk mund të rrija më në atë parti. I kam shkruajtur zotit Noka dhe nuk më ka kthyer përgjigje. Ndërsa kam pasur komunikim me zotin Alizoti, dhe ai s’ka pasur fare të bëjë me listën e Elbasanit. Kandidatët i ka vendosur Flamur Noka”, tha Alesia Balliu.

Komunikim me zotin Noka, zotin Boçi, keni patur?

-Unë me zotin Boçi nuk kam patur komunikim. Zotit Noka i kam shkruajtur sms të gjitha dhe nuk më ka kthyer përgjigje.

Ish-kandidatja demokrate: Banda e Çapjave në Elbasan po më

Po me zotin Alizoti që është drejtues politik i qarkut?

-Po, pa diskutim. Me zotin Alizoti kam patur komunikim dhe zoti Alizoti ka qenë një ndër personazhet që nuk ka patur fare të bëjë me listën e Elbasanit

Kush i ka vendosur?

– Flamur Noka. Alizoti ka qenë thjesht drejtuesi i parë politik, por që nuk ka patur vendimmarrje për listën.

Edhe pse nga ana e Balliut ka disa denoncime konkrete, nga ana e demokratëve nuk ka asnjë përgjigje publike për të sqaruar pretendimet e saj.