Ish kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi diagnostikohet me leuçemi

0
75

Ish kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi është diagnostikuar me leuçemi siç raportojnë Reuters dhe Correre della Sera.

Ai u shtrua dje në spital pas problemeve që shfaqi me frymëmarrjen.

“Ai është në gjendje stabile”, tha vëllai i Berlusconit, Paolo pasi e kishte vizituar dje në spital.

Berlusconi ka qenë disa herë në spital gjatë muajve të fundit, por brenda pak ditëve largohej pasi gjendja shëndetësore i stabilizohej.

Reuters rikujton që partia e Berlusconit, Forza Italia është pjesë e koalicionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni, por se ai nuk ka ndonjë rol në qeveri.