Ish-ministra e ish-kryebashkiakë në qeli! Bilanci për vitin 2024: Në paraburgim, 270 persona të hetuar nga SPAK

0
1

Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave.

Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5% janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

147 persona ose 23.4 % të hetuar me masa të tjera sigurimi.

Raporti i të paraburgosurve:

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i personave në paraburgim është 2791 për vitin 2024.

Nga totali prej 2791, numri i personave në paraburgim të hetuar nga SPAK është 270 persona ose 9.7%