Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj paraqitet në SPAK

0
42

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku ka qëndruar për më shumë se një orë.

Lleshaj ka dhënë deklarime si person në dijeni për një nga hetimet në duart e Strukturës së Posaçme.

Kujtojmë se Lleshaj drejtoi dikasterin e Ministrisë së Brendshme për dy vite nga 16 nëntori i 2018 deri në 10 dhjetor 2020.