Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani paraqitet në SPAK

0
118

TIRANË- Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është paraqitur në SPAK për t’u pyetur për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale. Thirrja e tij është bërë për shkak të një shkrese të firmosur prej tij në vitin 2015.

Gjatë ditës së sotme, me urdhër të SPAK, policia ka arrestuar ish-zv-ministrin e Shëndetësisë Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, pronari i kompanisë  Investital LLC.

Rrapaj së bashku me një grup kompanish italiane, tek të cilat kishte 40 për qind të aksioneve, fituan koncesionin me vlerë 100 milionë euro. Ky koncesion i dyshimitë i kushton buxhetit të shtetit rreth 13 milionë euro në vit./ n.m.abcnews.al