Ish-modelja Heidi Klum, edhe pse vitet kalojnë, nuk ka humbur asnjë grimcë nga sharmi që atë e karakterizon.
Këtë e dëshmon më së miri një foto e realizuar në Las Vegas, e cila e portretizon atë super seksi. Fotoja e ish-modeles, tashmë 51-vjeçare, thuhet se është realizuar nga bashkëshorti i saj Tom Kaulitz.
Heidi është shfaqur me një palë të brendshme të kuqe dhe taka në dhomën me pamje nga qyteti. Me këtë postim ajo ka treguar se di si ta mbajë gjallë vëmendjen e ndjekësve të saj.
