Ish-presidenit i SHBA-ve Bill Clinton do të vizitojë Shqipërinë më datë 4 Korrik.
Clinton, një emër i dashur për shqiptarët, pas mbështetjes së tij për Kosovën gjatë luftës do të ketë takime me liderët kryesorë shqiptarë, teksa do të vizitojë dhe disa vende në Shqipëri.
Ish-Presidenti amerikan vjen për herë të parë në vendin tonë. Bill Clinton ka qenë Presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në periudhën 1993-2001.