Ish-presidenti i SHBA Bill Clinton shtrohet në spital

0
3

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ndodhet në spital në Uashington DC për shkak se ka pasur ethe e temperaturë të lartë, shkruajnë mediat e huaja.

Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, 78 vjeç është shtruar në Spitalin Universitar MedStar Georgetown për “testim dhe vëzhgim”.

Angel Ureña, zëvendës shefi i kabinetit të presidentit të 42-të, i tha Sky NBC News se ai është “në gjendje shpirtërore të mirë dhe mirënjohës për kujdesin që po merr”.
Ndërsa një tjetër burim i afërt me Clinton tha se situata nuk është “urgjente”.

“Ish presidenti do të jetë mirë”, shtoi burimi. “Ai kishte ethe dhe donte të kontrollohej. Ai është zgjuar dhe vigjilent”.

Clinton ishte aktiv gjatë fushatës në mbështetje të zëvendës-presidentes Kamala Harris këtë vit. Ish-presidenti, i cili shërbeu dy mandate nga janari 1993 deri në janar 2001, foli gjithashtu në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago këtë verë.

Ai ishte gjithashtu në spital për gjashtë ditë në vitin 2021 me një infeksion urologjik që u përhap në gjakun e tij.