Rekordmeni i Formula 1, Michael Schumacher, ka 6 vite që po lufton për tu rikthyer edhe një herë në jetën normale pas aksidentit të pësuar në Alpet Franceze.
Në një vend turistik malor, Schumache u rrëzua gjatë lojërave me ski, dhe u përplas me një shkëmb, që nga ajo herë ai nuk është parë më në publik, lajme ka pasur gjithmonë ndaj gjendjes shëndetësore të tij por nuk janë konfirmuar asnjëherë nga familja e pilotit gjerman.
Të vetmit persona që e vizitojnë janë miqtë e ngushte të tij, njëri prej tyre është edhe ish-shefi Ferrarit Jean Todt.
Todt në garën e fundit në Hungari i tha Daily Mail, -“Pashë Michael javën e kaluar”
Bosi i FIA-s tha : “Ai po lufton. Shpresoj se bota ta shohë përsëri. Kjo është ajo për të cilën po punon ai dhe familja e tij. ”
Ato janë fjalë të zgjedhura me kujdes që nuk duhet të ngjallin shumë shpresë. Sepse Todt gjithashtu e di se sa serioze ishin pasojat e aksidentit në 29 Dhjetor 2013. Që atëherë, Schumacher nuk është shfaqur në publik. Nga ajo ditë ai është duke luftuar në rehabilitim për t’u rikthyer përsëri.
© SYRI.net