Ish-shokët e policit që vrau Floyd: Në gjimnaz ishte i vështirë dhe i vetmuar

0
280

Derek Chauvin, ish-oficeri i policisë në Minesota i cili akuzohet për vrasjen e George Floyd, ka qenë një person shumë i vështirë dhe i vetmuar gjatë gjimnazit, sipas deklaratës së ish-shokëve të tij.

Chauvin u rrit në St. Paul Park, një periferi të Minesotas që në atë kohë ishte e banuar 96.6% nga njerëzit e bardhë. Ish-shokët e klasës janë shprehur se ai ishtë një djalë i qetë dhe i dobët dhe shpesh herë ngacmoheshe nga fëmijët e tjerë.

“Mbaj mend që vajzat ishin ato që do të kujdeseshin për të në shkollën fillore,” tha një shok i klasës.

Një tjetër, Janille Stadt, tha që shpesh hante drekë me Chauvin në Parkun e Lartë, duke e përshkruar atë si të vështirë, por ‘jo agresiv’, duke shtuar se shumë nga fëmijët zgjodhën të mos flisnin me të.

Dosja e policisë së Chauvin tregon se ai ishte subjekt i 17 hetimeve në lidhje me sjelljet e gabuara, para vdekjes së Floyd.

Të gjitha, përveç një prej incidenteve u mbyllën pa u ndërmarrë ndonjë veprim disiplinor. Në 2007 Chauvin ka marë një letër qortimi dhe njoftim për pezullim, për shkak të sjelljes së tij të gabuar në detyre.

/Ora News.tv/