Policia Rrugore e Dibrës i ka ardhur në ndihmë një familjeje, e cila ishte bllokuar në automjet, në bypassin e Qafë Murrizit në Rrugën e Arbrit.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shkuar te automjeti, ku kanë marrë fëmijët dhe prindërit e tyre. Më pas, me një automjet privat të një punonjësi të Policisë kanë bërë transportimin e tyre në destinacion.
Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, bypass në Qafë Murrizë vijon të jetë i bllokuar, ndërkohë që borëpastrueset vijojnë punën pandërprerë, për të bërë të mundur hapjen e rrugës./abcnews.al