ISHP: Vaksina MMR, mbrojtje afatgjatë e fëmijëve kundër fruthit, shytave dhe rubeolës

0
2

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar sot përmes një postimi në rrjetet sociale, se vaksina MMR (parotit, fruth, rubeolë) është e nevojshme të kryhet brenda afatit të duhur.

Koha e administrimit është pjesa më e madhe e punës kur bëhet fjalë për vaksinat. Doza e parë e vaksinës MMR duhet të jepet në moshën 12-muajshe, e ndjekur nga një dozë e dytë në moshën 5 vjeç. Këto doza të hershme ofrojnë mbrojtje afatgjatë kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, duke e mbajtur fëmijën tuaj të sigurt ndërsa rritet e ndërvepron me fëmijë të tjerë.

“Sigurohuni që fëmija juaj të aplikojë të dyja dozat e vaksinës në kohën e duhur!”, apelon ISHP

Mjekët rekomandojnë që fëmijët të marrin dy doza vaksine për një mbrojtje të mirë. Foshnjat e moshës 9-12 muaj të cilat nuk janë vaksinuar duhet të marrin një dozë vaksine para se të udhëtojnë jashtë shtetit.