Devoll: Gjendjet i pajetë një i moshuar nga Bilishti.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Zaim Meraku, 84 vjeç. Ai është denoncuar i humbur nga familjarët ditën e djeshme, ndërsa është gjetur sot në vendin e quajtur Sellca.
Gjatë ekzaminimit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi i viktimës u soll në morg për ekspertizën mjeko ligjore. Sipas të dhënave, 84 vjeçari vuante nga skleroza. Policia e Devollit po heton mbi rastin.