Ishte dënuar nga gjykata me 1 vit burg, arrestohet një person

0
161

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. Xh., banues në Durrës, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Gjatë natës në fshatin Stall Sukth, një shtetas ende i pa identifikuar ka vjedhur disa targa nga automjetet e parkuara para banesave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, po këqyrin kamerat me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.