Ishte duke ecur në këmbë, shqiptari qëllohet me armë zjarri në Itali

0
257

Një antentat me armë zjarri ndaj një shqiptari 40-vjeçar ka ndodhur ditën e djeshme në Asti. Sipas mediave italiane, shqiptari është qëlluar nga një makinë që po ecte me shpejtësi dhe si pasojë ai është plagosur në krah.

Pas antentatit shqiptari emri i të cilit nuk bëhet me dije është dërguar me shpejtësi drejt spitalit ku i është nështruar një operacioni që ka zgjatur 5 orë.

Sipas rapiortimeve, 40-vjeçari ishte duke ecur ne këmbë në momentin kur u qëllua nga një preson që po ecte me shpejtësi me një automjet. Ai është pagosur më një plumb në krah, më pas është rrëzuar në tokë, ku dhe është ndihmuar nga banorë e zonës, të cilët e transportuan në spital. Për momentin ai ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë arsyet ende nuk janë të qarta, policia po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(k.a/dosja.al)