
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në liqenin e Fierzës, ku një 50-vjeçar ka qenë duke peshkuar me lëndë plasëse dhe ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. “Më datë 26.03.2023, rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës.” – njofton policia.Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
