Ishte duke punuar me autokombajnë, 22-vjeçarin e zë korenti. Përfundon në gjendje të rëndë në spital

0
250

Një 22-vjeçar nga fshati Konisbaltë në Dimal është goditur nga një rrymë e fortë elektike dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku u transportua nga bashkëfshatarët e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pashalli, ku 22-vjeçari Bojken Danushi mësohet se ishte duke punuar me Autokombajnë në fshatin Pashalli,ku po punonte tokat privatisht për shirjen e grurit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se,autokombajna ka kapur në telat e tensionit të lartë dhe rryma elektrike ka goditur 22-vjeçarin që ishte në drejtimin e mjetit.

Danushi është transportuar në Spitalin Rajonal të Beratit,ku edhe pse ndodhet në kujdesin e mjekëve,gjendja e tij është e rëndë.

Në vendngjarja kanë shkuar edhe forca të shumta policie që po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes,që sipas policisë,është ngjarje aksidentale.