Ishte duke punuar në fermë, emigranti shqiptar qëllohet me thikë

0
113

Një emigrant shqiptar është plagosur ka qenë duke punuar në një fermë në provincën e Pordenones në Itali.

Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije është qëlluar me thikë në bark mëngjesin e sotëm dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ai është shpëtuar nga punëdhënësi i cili e ka dërguar me urgjencë në spital.

Tashmë ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Karabinierët kanë vënë në pranga autorin e plagosjes, por shkaku nuk dihet ende. Autori akuzohet për tentativë vrasje.