Një 24-vjeçar ka tentuar të kryejë mbrëmjen e djeshme dy grabitje të ndryshme, por ka dështuar tek të dyja.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin, i cili ishte fshehur në tavanin e shtëpisë së tij.
I riu,vetëm pak minuta pas përpjekjes së dështuar në filialin e Postës Shqiptare në lagjen “Vasil Shanto”, rreth orës 19:15 është futur në një market në sheshin “Prek Cali”, duke tentuar të marrë me forcë një shumë parash, por është larguar pa arritur qëllimin dhe pas një konflikti me punonjësin.
Rasti i parë kishte ndodhur rreth orës 19:00, kur i njëjti shtetas kishte hyrë në Postën Shqiptare dhe kishte tentuar të merrte me forcë një shumë monetare, duke thyer xhamin e sportelit gjatë largimit, por pa sukses.


