“Ishte i alkoolizuar”, kryeplaku tregon si ndodhi krimi në familjen në Klos: Dëgjuam britma

0
194

Klosi është tronditur nga një krim i rëndë në familje, ku gruaja dhe vajza  dyshohet se kanë vrarë një 48-vjeçar. Burime për ABC bëjnë me dije se krimi në familje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Gurrë e Vogël të Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit. Dyshohet se 48 vjeçari Ylber Lezi është vrarë me mjete të forta brenda banesës së tij dhe autorët paraprakisht mendohet se janë vajza dhe bashkëshortja e tij.

Së fundmi lidhur  me këtë ngjarje tronditëse ka reaguar kryeplaku i fshatit Gurrë e Vogël, Ibrahim Elezi i cili tha se ka dëgjuar rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së dielës britma në banesë, por pasi kanë shkuar aty bashkëshortja Mine Lezi ka refuzuar të hapë derën.

Më pas është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka hyrë me forcë brenda. Në këtë moment efektivët kanë gjetur trupin e pajetë të Ylberit i cili ka pasur dëmtime nga goditja me sende të forta.

“Nuk e dimë se si ndodhi por dëgjuam zhurmë, dolëm jashtë pamë që dera ishte e mbyllur, nuk hymë dot dhe telefonuam policinë, ora ka qenë 10 pa pak dhe në 10 e gjysmë erdhi policia. E kemi komshi, ka qenë përdorues alkooli në masë, bashkëshortja me probleme mendore, vajza në depresion për gjendjen ekonomike mblidhen të gjitha ato. Energjinë elektrike ia patëm lidh para pak ditësh, e shkatërruan nga gjendja mendore, shteti ka dhënë ndihmë ekonomike 60 mijë lekë ata nuk kanë qenë kuruar me ilaçe. Ai ishte godit me sende në kokë, me dru ose tullë, se kanë qenë mbrëmë prokurori. Gjysmë ore ka nejt i vdekur” ka thënë Ibrahim Elezi, kryeplak i fshatit Gurrë e Vogël. e.l/abcnews.al/