Ishte konfliktuar me djalin e tij, 38-vjeçari ushtron dhunë ndaj të miturit, arrestohet nga policia

0
318

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj një shtetasi të mitur, 13-vjeç.

Shkak i kësaj ngjarje ishte konflikti që 13-vjeçari kishte pasur me djalin e dhunuesit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi të mitur 13-vjeç, për shkak se 13-vjeçari ishte konfliktuar me djalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al