Ishte larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, gjendet i vdekur në kanal i moshuari

0
2

Një i moshuar është gjetur i vdekur në kanalin kullues të fshatit të Dushkut në Lushnjë. Mësohet se ai nuk pasur shenja dhune. Ndërkohë, ishte larguar nga shtëpia prej 10 ditësh.

“Në datë 01.02.2025, në kanalin kullues të fshatit Dushk, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi 89 vjeç, i cili është larguar nga banesa më datë 22.01.2025. Nga këqyrja e kufomës dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./abcnews.al