SPANJË– Ish-futbollisti brazilian, Ronaldo Nazario është detyruar të qëndrojë në izolim së bashku me familjen e tij. Arsyeja është e thjeshtë, presidenti i skuadrës së Valladollid në Spanjë, ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv. Braziliani ka marrë përgjigjen e testit, teksa për fat të mirë ka rezultuar negativ.
Por, duke qenë se një test i vetëm nuk është 100% i sigurt, atëherë është këshilluar të qëndrojë i izoluar për të evituar çdo të papritur. Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm në finalen e Champions League mes PSG dhe Bayern Munich, ndaj deri në pritjen e përgjigjes nga testet e tjera, Ronaldo është i detyruar të qëndrojë në karantinë.
E.Ç (Dosja.al)