Një 40-vjeçar, Aleksandër Curri mbeti i plagosur nga të shtëna me armë zjarri, mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës.
Një grua, e cila i dha ndihmën e parë Currit, tha për gazetarin e ABC News, Simon Shkreli se i plagosur eci në këmbë për disa momente dhe u shtri në tokë.
Ajo i dha ndihmën e parë, teksa u shpreh se ai ishte i plagosur në stomak.
“Iku me vrap, ra aty. I dhashë ndihmën. Isha këtu duke lypur, shkova me vrap atje, e pashë që ra në tokë. Unë nuk e njoh. Sa shkova unë, më tha; më jepni ndihmë. Erdhi polici rrugor, i dha ndihmën. Në stomak e kishte problemin, këtu e kishte plagën, gjak shumë. Në këmbë, ka ikur me atje me vrap dhe u fut në qoshe, nuk di gjë tjetër. Unë, askush nuk i dha ndihmën e parë. E pashë dhe e ndihmova”, deklaroi ajo./abcnews.al