Zbardhen detaje nga vrasja e 55-vjeçarit shqiptar në Itali, Haxhi Çollaku, i cili u ekzekutua nga policia italiane.
Ngjarja ndodhi më 14 korrik në Itali. Në një bisedë telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’, i vëllai i shqiptarit, që dikur ishte mësues matematike, ka rrëfyer kalvarin e vuajtjeve të viktimës, i cili ditën e ngjarjes kishte kërkuar që të takonte të bijën, pas një divorci të vështirë.
“E mësova nga vëlla tjetër. Ai po kthehej nga puna dhe e kishte marrë vesh, dhe më njoftoi përmes telefonit. Ka shkuar të takojë gocën. Ka ardhur policia dhe në gjaknxehtësi e sipër…Vëllai e mori vesh nëpërmjet rrjeteve sociale. Siç më tha vëllai, Haxhiu ka ndërruar jetë në spital, por shkoi rëndë. Nuk i ndalonte hemorragjia. E kishin qëlluar me një plumb në gjoks, që ishte fatal. Ai jetonte në një lagje me ish-gruan. Në një supermarket bënin madje blerjet. Edhe në supermarket kanë qëlluar në të njëjtën kohë, madje ajo ka njoftuar policinë se e përndiqte, apo dhe se ushtronte dhunë psikologjike. Ndaj njoftonte policinë. Kështu thoshte ajo. Ai donte të takonte gocën. Ai nuk ka pasur qëllime, edhe me biseda që kemi bërë ne, nuk kishte pretendime për gruan, por donte vajzën.
Nuk e kishte takuar asnjë herë vajzën, prej 15 vitesh. Kishte brengë me gocën. Vajza e kishte parë parë të atin në supermarket dhe ai i kishte folur, në një distancë të largët, mbesës i kishte rrjedhur një pikë loti. Nëna më pas e kishte marrë dhe e kishte tërhequr vajzën. Më pas vëllait i kishte shkuar në shtëpi policia. Para 1 muaj ishte këtu Haxhiu. Ai fliste vetëm për vajzën, se pse mos ta takonte. Këtë donte. Kur u divorcua. Iu ofrua mundësi që të krijonte familje tjetër. E thoshte gjithmonë mendjen te goca. Të dy ishin mësues matematike. Ai punonte në ndërtim në Itali, kurse ajo asnjë ditë nuk punoi. Më pas nisën problemet e veta. Por kur ishte me Haxhiun, nuk punoi asnjë ditë.
Fëmijët e mi, kanë kërkuar të takohen me mbesën time. Një motra ime shkon për vizitë në Itali te vëllai. Rrinin në një lagje. E takoi rastësisht në rrugë, flasin si normalisht. E fton motra të pinë një kafe, ajo nuk pranoi. Ishin të dyja, goca me nusen, por nuk kishin pranuar që të pinin kafe. Ata nuk u ndanë shumë në paqe, kishte tensione. Edhe shtëpinë ku ka ndenjur i ka lënë me plaçka. U largua Haxhiu nga shtëpia. Më vonë pati precedentët që nuk duhej të afrohej. Ai për efekt të gocës iku nga shtëpia. Ai e donte shumë gocën, por nuk iu kthye kurrë asgjë në këtë jetë.”, tha vëllai i shqiptarit të vrarë.