Lezhë/Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Next”, i zhvilluar rreth një vit më parë.
Bashkautor për kultivim të kanabisit, në brendësi të një magazine dhe buzë lumit Drin, ndalohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim.
Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua një magazinë në fshatin Gocaj ku kultivohej cannabis sativa, si dhe u sekuestruan fidanë në kubikë, bimë në proces tharjeje, bimë të kultivuara në tokë dhe lëndë narkotike në trajtë boçeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i punës së pandërprerë kërkimore, të mbështetur nga inteligjenca policore, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të bashkautorit të një rasti të kultivimit të kanabisit, në ambiente të hapura dhe të mbyllura, rast i goditur më datë 26 qershor 2022, në kuadër të operacionit “Next”, kanë bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
-E. M., 33 vjeç, banues në Balldre, Lezhë (shtetas me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve).
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin E. Gj. (të arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Next), kishin kultivuar në një magazinë në fshatin Gocaj, Balldre, si dhe në një sipërfaqe toke buzë lumit Drin, bimë narkotike cannabis sativa. Përveç bimëve, nga ky operacion, u sekuestrua edhe lëndë narkotike cannabis sativa, në trajtë boçeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.