Ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, ndalohet hartografi i Kadastrës në Durrës

0
2

Është ndaluar nga policia e Durrësit hartografi i Kadastrës i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Leandro Dervishi 35 vjeç u ndalua nga specialistët për hetimin e krimeve ekonomiko-financiare, pasi Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurimit personal “arrest në burg” për të në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone me dokumente false në Lalëz.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin në kërkim L. D.,35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si hartograf në ASHK Durrës”-njofton policia e Durrësit.