ISIS shkatërroi thesaret 2500-vjeçare, restaurohet muzeu i Musolit

0
184

Ekspertë francezë kanë ndërmarrë një nismë për rijetësimin e Muzeut të Mosulit dhe thesareve të tij 2500 vjeçare, që u shkatërruan nga lufta.  Artefaktet e lashta në muze u thyen në copa të vogla kur luftëtarët e grupit të Shtetit Islamik pushtuan qytetin verior të Mosulit në vitin 2014 dhe e kthyen atë në selinë e pushtetit të tyre për tre vjet.

“Misioni ynë është të ofrojmë ekspertizë për të mësuar stafin e muzeut të Mosulit të nisë me fazën e parë, mbledhjen e artefakteve të dëmtuara. Jemi këtu për t’u treguar atyre se si të punojnë me këtë problem,” shprehet Daniel Ibled, restaurator francez nga Muzeu i Luvrit.

“Ka pesë pjesë të rëndësishme në muze, kështu që ne duhet të arrijmë të ndajmë të gjitha fragmentet e secilës pjesë për të shmangur humbjen e tyre. Dhe më pas, pasi të kemi arritur të identifikojmë njërën nga pjesët, fillojmë t’i bashkojmë përsëri” shtoi ai.

Aktualisht ekspertët po punojnë me pjesët monumentale të muzeut të Mosulit, përkatësisht bazën e fronit, luanin e madh të Nimrudit dhe dy “Lamassu” të cilat u shkatërruan nga grupi IS”.

“Puna restauruese do të kryhet brenda pesë viteve të ardhshme, një hark kohor që është vendosur nga administrata e muzeut dhe ekspertët francezë që po punojnë me ekipet e restaurimit” tha Zaid Ghazi Saadallah, drejtor i Muzeut të Mosulit.

Rreth 7 vite më parë, shumica e artifakteve të lashta janë shitur në tregun e zi. Ekspertë irakianë thonë se xhihadistët i kanë përdorur sendet e lashta si burim të ardhurash.