Rreth 4,000 njerëz u evakuuan gjatë natës nga një qytet islandez pasi qindra lëkundje shkaktuan frikë dhe panik tek banorët.
Islanda shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të premten pasi një seri tërmetesh të forta goditën gadishullin jugperëndimor të Reykjavik të vendit, i cili mund të jetë një pararendës i një shpërthimi vullkanik pranë Sundhnjukagigar, rreth 1.86 milje në veri të qytetit të Grindavik.
Sipas Daily Mail, qyteti, i vendosur rreth 25 milje në jugperëndim të Reykjavikut, është pranë vendpushimit gjeotermik Blue Lagoon, një destinacion popullor turistik që u mbyll përkohësisht si masë paraprake.
Gati 800 tërmete u regjistruan midis mesnatës dhe orës 2 të mëngjesit të së premtes, me më të cekëtin që varionte midis 1.86 dhe 2.18 milje, tha Shërbimi Meteorologjik Islandez.
Islanda përshkohet nga Ridge Mid-Atlantic, një çarje në fundin e oqeanit që ndan pllakat tektonike euroaziatike dhe të Amerikës së Veriut.