Itali/ Dy anije të mbytura me emigrantë, humb jetën një grua dhe foshnja. Deri tani 30 të zhdukur

0
153

Dy mbytje anijesh me emigrantë kanë ndodhur në orët e fundit në brigjet e Lampedusa, ku mendohet se numri i të zhdukurve është mbi 30.

Anija e parë kishte 48 emigrantë në bord, 45 prej të cilëve u shpëtuan: sipas tregimeve të tyre, 3 janë të zhdukur. Në anijen e dytë kishte 42 sub-Saharianë, në këtë rast të zhdukurit duhet të jenë rreth tridhjetë. Dy trupa janë gjetur: ato të një gruaje dhe një fëmije një vjeç e gjysmë.

Të mbijetuarit folën për tre të zhdukur: një grua dhe dy burra. 14 të mbijetuarit e varkës së dytë, e cila gjithashtu lundroi nga Sfax të enjten e kaluar, pretenduan se janë larguar 42 prej tyre, ndaj edhe 28 të tjerë mungojnë në apel.

Hetuesit e Skuadrës Lëvizëse së Policisë Agrigento do të përpiqen të dëgjojnë përsëri të mbijetuarit, 47 burra dhe 10 gra, të gjithë të tronditur, në përpjekje për të kuptuar atë që ndodhi. Pikërisht për shkak të erës, tashmë të shtunën një varkë e vogël me njëzet emigrantë ishte përplasur në shkëmbin e Ponente, një kreshtë shkëmbore mbi njëqind metra e lartë dhe të mbijetuarit kishin mbetur të bllokuar në shkëmbinj, sepse varkat e patrullës së rojes bregdetare nuk mundën të afrohu.